21 shkurt 2022
Më 18 shkurt, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, i dorëzoi Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), një prej partnerëve afatgjatë të Misionit, dy automjete dhe pajisje të TI-së.
Wigemark rikujtoi punën e rëndësishme të ARC-së përgjatë viteve, ndërsa ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të ARC-së, Blerim Camaj, shprehu falënderimet e tij për donacionin dhe lavdëroi bashkëpunimin e mirë mes ARC-së dhe EULEX-it.
Ky donacion është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të Misionit dhënë ARC-së, e cila ofron shërbime thelbësore për qytetarët në mbarë Kosovën, përfshirë këtu edhe komunat veriore.
Në të kaluarën, EULEX-i ka mbështetur Kosovën për krijimin e një regjistri civil të besueshëm. Gjatë procesit të certifikimit, një numër i përgjithshëm prej 12,391 kopjeve të regjistrave të gjendjes civile janë certifikuar dhe dorëzuar tek autoritetet e Kosovës.