28 prill 2022
Heidi Heggdal së fundi i është bashkuar EULEX-it si Monitoruese Mobile e Drejtësisë në Njësinë e këtij Misioni për Monitorimin e Rasteve. Ajo foli për rrugën e saj të re në karrierë në faqen norvegjeze të internetit “Juristen”, e cila menaxhohet nga Shoqata Norvegjeze e Juristëve.
"Unë mësoj diçka të re çdo ditë, ndërsa puna më duket interesante dhe shpërblyese", thotë Heidi, e cila është e vetmja norvegjeze në EULEX, si dhe e vetmja pjesëtare e stafit që vjen nga një vend kontribuues i tretë.
Gjatë 22 viteve të fundit, Heidi ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Oslo, ndërsa në EULEX ajo i monitoron rastet penale dhe raporton për çështje të mëdha sistematike në bashkëpunim me monitoruesit e policisë nga EULEX-i.
Së bashku me kolegët e saj, Heidi i mbulon të gjitha gjykatat e Kosovës, kështu që ajo udhëton nëpër Kosovë dhe i monitoron seancat për t’i identifikuar çështjet problematike dhe për të ofruar rekomandime.
Versionin e plotë të artikullit në gjuhën norvegjeze e gjeni këtu: Dommer Heidi Heggdal reiser til Kosova som retts vëzhgues : - Må vite hvor du skal lete etter utenlands jobbene | Juristen