Lajme

Udhëheqësja e Njësisë Korrektuese të EULEX-it takoi zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës

18 maj 2022

Udhëheqësja e Njësisë Korrektuese të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Ritva Vahakoski, takoi sot zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Sami Gashi, për të diskutuar për mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit mes Misionit dhe ShKK-së.

Gjatë takimit, Vahakoski konfirmoi edhe perkushtimin e EULEX-it për mbështetje përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Foto nga:  Shërbimi Korrektues i Kosovës