20 maj 2022
Më 19 maj patëm kënaqësinë t’i hapnim dyert për 14 studentë nga Kolegji Universum, të cilët erdhën në selinë e Misionit tonë për të mësuar më shumë rreth mandatit, të shohin objektin si dhe të takojnë disa prej kolegëve tonë. Ajo që na e bëri këtë vizitë më speciale ishte prania e dy profesorëve, të cilët kanë qenë pjesëtarë të stafit të EULEX-it, e të cilët na dhanë mundësi të takoheshim prapë.
Studentëve iu uroi mirëseardhje të ngrohtë Zëvendësshefi jonë i Misionit, Cezary Luba, i cili foli shkurtimisht para studentëve rreth përmbushjes profesionale që të jep puna për një Mision të shumanshëm si EULEX-i.
Zëdhënësja e Misionit, Donika Berisha Rizaj, bëri një prezantim të detajuar para studentëve me video rreth mandatit dhe punës së EULEX-it, e cila studentëve po ashtu ua dha mundësinë të bënin pyetje të ndryshme. Ata ishin të interesuar të mësonin më shumë rreth arritjeve dhe sfidave të Misionit. Meqë ky është semestri i fundit i tyre dhe ata janë afër diplomimit, studentët ishin shumë kureshtarë të mësonin rreth programit të praktikës së vendorëve në EULEX dhe rreth mënyrës se si mund të bëhen pjesë e tij në të ardhmen.
Vizita studimore përfundoi me një shëtitje të plotë nëpër objektin tonë, ku grupi pati edhe mundësinë të takonte disa prej kolegëve tonë.
Ju mirëpresim përsëri!