Lajme

EULEX-i shënon fillimin e javës së zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës me një aktivitet për mbjelljen e drurëve

31 maj 2022

Më 30 maj, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), së bashku me OJQ-në “Keep it Green”, mbolli 30 drurë në oborrin e shkollës “Naim Frashëri” në Gllogoc.

Drejtoresha e shkollës, Shkurta Dvorani, bashkë me një grup nxënësish, pritën përfaqësuesit e EULEX-it dhe zyrtarët komunalë. Ajo falënderoi Misionin për mbështetjen dhe foli për aktivitetet e ndryshme të kryera nga shkolla në fushën e edukimit mjedisor.

Ky aktivitet i mbjelljes shënoi fillimin e javës së zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës dhe është pjesë e “Iniciativës së EULEX-it për kompensimin e karbonit përmes Mbjelljes së Pemëve”, që ka për qëllim kompensimin e pjesshëm të gjurmëve të karbonit dhe kontribuimin për zbutjen e efekteve dëmtuese të ndotjes së ajrit në Kosovë.

Iniciativa ka filluar në Ditën e Tokës, më 22 prill, ku Misioni mbolli 3200 fidane të pishave në zonën e kufizuar të termocentralit Kosova A në Obiliq.