01 qershor 2022
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) priti sot një delegacion nga Pala Punuese për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB) të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, i informoi anëtarët e COWEB rreth mandatit dhe arritjeve kryesore të Misionit në Kosovë.
Pas këtij prezantimi, delegacioni pati mundësi të diskutojë për rrugën drejt barazisë gjinore në Kosovë me përfaqësuese nga OJQ-të e grave nga komunitete të ndryshme.
Në fund të vizitës, mysafirët vijuan një prezantim zyrtar nga Njësia e Policisë së Specializuar e EULEX-it dhe Njësia Rezervë e Policisë së Specializuar.