20 qershor 2022
Nga data 16 deri 19 qershor 2022, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) mbështeti Cycling Kosovo for Children/Me biçikletë nëpër Kosovë për fëmijët 2022, një iniciativë fitimprurëse e organizuar nga OJQ-ja Aksion për Nëna dhe Fëmijë për mbledhjen e fondeve për repartin e pediatrisë të Spitalit Rajonal të Gjilanit.
Të qenit pjesë e kësaj iniciative fitimprurëse tashmë është bërë traditë për EULEX-in, i cili ka mbështetur projektin Cycling Kosovo for Children për tetë vite me radhë.
Ekipi nga Misioni ishte i përbërë prej gjashtë çiklistëve të apasionuar, ndërsa pesë pjesëtarë mbështetës të stafit ofruan asistencë mjekësore dhe logjistike me automjete mbështetëse përgjatë tërë rrugës.
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, konfirmoi vullnetin e Misionit për sponzorimin e kësaj iniciative. “Jam krenar që ne, si Mision i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, po sponsorizojmë këtë iniciativë,” theksoi ai, duke i inkurajuar të gjithë që të bëhen pjesë e çiklizmit.
Të gjitha të ardhurat e këtij viti do t’i dhurohen repartit pediatrik të Spitalit Rajonal të Gjilanit.
Për të vazhduar mbështetjen për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, vizitoni: https://amchealth.org/donate/