Lajme

Fuqizimi i punës së policisë në komunitet në pjesën veriore

28 korrik 2015

Këshilltari rajonal i EULEX-it për punën e policisë në komunitet, Robert Berendse, dhe këshilltarët e stacionit policor, Dennis Anderson dhe Frank Lillelund, kanë detyra në baza ditore të punës së policisë në komunitet në pjesën veriore. Zakonisht, ata takohen me komandantët e stacioneve policore të Policisë së Kosovës dhe udhëheqësit e sektorëve me qëllim të bartjes së njohurive dhe të praktikave më të mira dhe metodave të vërtetuara të punës së policisë në komunitet. Për të shpjeguar se çfarë është puna e policisë në komunitet, Robert Berendse zakonisht e përmbledhë atë me dy fjalë opsionale: “Dallimi në mes të punës së policisë në komunitet dhe punës së policisë në përgjithësi është në të qënit proaktiv në vend të të qënit reaktiv. Me të bërë identifikimin e trendeve që sjellin telashe, ideja është që të ndërmerren masa parandaluese për t’i penguar këto probleme para se ato të shpërfaqen.”

Puna e policisë në komunitet nuk është diçka e re për Robert Berendse – ai ka një përvojë dyzet e trevjeçare nëpër njësi të ndryshme në shtetin e Holandës. Takimi i tij i parë me punën e policisë në komunitet ishte në Veenendaal, një qytet me madhësi mesatare në Holandë, ku ishte me detyrë. Puna e policisë në komunitet ishte zhvilluar deri në një nivel shumë të lartë në Veenendaal. Prej aty, ajo u zgjerua përmes mbajtjes së takimeve të rregullta mes policisë dhe këshillave të qytetarëve, nëpër vende të ndryshme duke e forcuar kështu besimin me këto komunitete me qëllim të adresimit të krimit në mënyrë kolektive.  

Puna e policisë në komunitet dëshmoi të jetë efektive në parandalimin dhe zvogëlimin e krimit, dhe kështu shkathtësitë e Robertit filluan të çmoheshin në vendet ku kjo qasje ende nuk ishte shendërruar në praktikë. Synimi i punës së policisë në komunitet është i thjeshtë, synon që të afrojë më shumë policinë dhe komunitetin të cilit ajo i shërben për të identifikuar dhe adresuar prioritetet e sigurisë publike.    

Roli i këshilltarëve të EULEX-it është të trajnojnë në vendin e punës dhe të mentorojnë homologët e tyre në PK dhe të mbikëqyrin procesin e punës së policisë në komunitet në nivelin lokal dhe atë rajonal. Për Robert Berendse, homologu i tij është Milija Milosevic,Kordinatori Rajonal i PK-së për punën e policisë në komunitet për pjesën veriore të Kosovës, një kolegë ky i cili punon një kat më poshtë në shtëpinë e BE-së në pjesën veriore të Mitrovicës. Roli i Robertit është të shpjegojë filozofinë e cila qëndron prapa kësaj mënyre të re të punës policore e cila përfshin policët të cilët punojnë bashkë me banorët për të adresuar çështjet të cilat ndikojnë tek ta në mënyrë direkte. Kordinatori rajonal, homologu i Robertit, i ka nën mbikëqyrjen e tij katër stacionet policore në veri – nga një për çdo komunë. Në kuadër të çdo stacioni janë disa sektorë, dhe secili sektor e ka koordinatorin dhe udhëheqësin e vet. Roberti dhe komandanti i stacionit rajonal të PK-së angazhohen në baza ditore në gjetjen e mënyrave për ndryshimin e filizofisë e cila qëndron prapa punës së policisë në komunitet në pjesën veriore të Kosovës. Kjo detyrë zakonisht përfshin qasje të reja për zgjidhjen e problemeve, si ndërtimi i besimit me qytetarët e një komuniteti të caktuar për themelimin e besimit dhe bashkëpunimit me qëllim të parandalimit të krimit dhe, siç e thekson Roberti, të qënit proaktiv në vend të punës policore reaktive.    

Bashkëpunimi me qytetarët tashmë është formësuar dhe besimi në mes të policisë dhe komunitetit është duke u fuqizuar. OSBE-ja ka ndihmuar në themelimin e këshillave lokale për siguri publike (KLSP), një grup ky i banorëve vendës të cilët më së mirë mund të adresojnë problemet nga të cilat ata preken drejtpërsëdrejti. PK-ja ngadalë është duke u angazhuar gjithnjë e më shumë me KLSP-të për të identifikuar në mënyrë kolektive motivet e krimeve dhe mënyrat për luftimin e tyre. Duke ditur që qytetarët vendës janë të vetëdijshëm për to dhe për faktin se kur dhe ku ato tentojnë të ndodhin, dhe kjo është veçanërisht e dobishme që policia të punojë bashkë me ta dhe jo vetëm t’i zgjidh krimet pasi ato të kenë ndodhur, por të merren masa aktive për parandalimin e paraqitjes së tyre. Këshilltarët e EULEX-it punojnë në prapavi për të lehtësuar këtë proces. Ndërsa këshilltari rajonal i EULEX-it dhe koordinatori rajonal i PK-së e mbikëqyrin zbatimin e punës së policisë në komunitet  në shkallë të gjerë, këshilltarët e EULEX-it për stacionet policore punojnë me PK-në për hollësitë e angazhimit në komunitet. Ky lloj i punës përfshin çështjet praktike si asistimi për PK-në për t’u shpjeguar qytetarëve se KLSP-të janë zëri i tyre dhe u ndihmojnë në menaxhimin e komunitetit në të cilin ata jetojnë. Aspektet tjera fokusohen mëshumë në çështjet e ndërlikuara të punës së policisë në komunitet, si bie fjala, të sigurohen që KLSP-të të jenë të diversifikuara dhe të reflektojnë përbërjen e komuniteteve të tyre, dhe të kujdesen që takimet e KLSP-së të drejtohen si duhet dhe që informacioni t’i komunikohet PK-së në mënyrë efektive.  

Me një numër sektorësh të policisë në pjesën veriore të Kosovës, synimi është që të ketë nga një KLSP për çdo sektor. Kjo ende nuk është realizuar, por meqë puna e policisë në komunitet është duke u fuqizuar dhe përfitimet nga ky lloj i punës së policisë do të fillojnë të shihen, ndërsa shpresat janë se do të ketë më shumë njerëz të vullnetshëm për t’u bërë anëtarë të KLSP-ve dhe të ndihmojnë PK-në në mënyrë që komunitetet e tyre të jetë më të sigurta. Përderisa KLSP-të dhe këshillat e ngjashme të qyetarëve janë të përhapura shumë në vendet e Evropës veriore, në Kosovë këto këshilla ende po bëjnë përpjekje për të arritur qëndrueshmërinë e tyre dhe të tërheqin qytetarët. Qytetarët shpesh e humbin interesimin e tyre me të mësuar që për pjesëmarrje në këto organizime nuk ka kompensim, duke mos i kuptuar kështu rezultatet pozitive që i sjell bashkëpunimi në mes të qyterëve dhe policisë. Aktualisht, Roberti dhe ekipi i këshilltarëve të EULEX-it vazhdojnë me shkëmbimin e përvojave të veta dhe të praktikave më të mira të punës së policisë në komunitet bashkë me PK-në dhe për të demonstruar përfitimet që sjell puna e përbashkët me banorët vendës për parandalimin dhe zvogëlimin e krimit.