05 gusht 2022
Më 5 gusht, Analistja e Seksionit Analitik të Misionit në kuadër të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Sara Barbieri, mori pjesë si mysafire në një episod të një serie podkastesh “Voices from Farnesina” (Voci dalla Farnesina), të përgatitura nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Italisë, në bashkëpunim me agjencinë e lajmeve ANSA.
Ky episod u përqendrua në temën e pjesëmarrjes së grave në misionet civile të BE-së.
Duke komentuar për angazhimin e grave në Misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (PPSM), Barbieri tha se kjo gjë mund ta bëjë me të vërtetë ndryshimin, duke theksuar se si gratë kanë role të rëndësishme në EULEX, si u.d. Shefe e Zyrës së Shefit të Misionit, Zëdhënëse, si dhe Shefe e Njësisë Korrektuese.
Duke e analizuar përvojën e saj të mëpërparshme në Misionin Monitorues të BE-së në Gjeorgji (EUMM), Barbieri foli për rëndësinë e përfshirjes së grave në proceset negociatore: “Kur ekzistojnë konflikte të pazgjidhura, aty ekzistojnë çështje konkrete që ndikojnë në jetën e njerëzve. Rëndësia e përfshirjes së grave në negociata, jo vetëm si procesmbajtëse por si pjesëmarrëse aktive, buron nga vrojtimi i thjeshtë që një grua e sjell një perspektive më të afërt me nevojat e gjysmës së popullatës, konkretisht të fëmijëve, vajzave dhe grave, të cilat në të kundërtën nuk do të përfaqësoheshin si duhen”.
Dëgjoni podkastin e plotë në gjuhën italiane: