Lajme

Udhëheqësi i ekipit të Sigurimit të Misionit EULEX nderohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komunale e Brandenburgut të Gjermanisë për shërbimin e tij jashtë vendit

05 shtator 2022

Më 24 gusht, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komunale e Brandenburgut të Gjermanisë e organizoi pritjen tradicionale të saj për zyrtarët policorë të cilët kthehen nga shërbimi në misione dhe operacione jashtë vendit në pjesë të ndryshme të botës. Në mesin e 18 zyrtarëve policorë të nderuar ishte edhe Mirko Haertelt, Udhëheqës i Ekipit në Ekipin e Sigurimit të Misionit EULEX.

Kjo pritje u organizua në Universitetin e Policisë të Shtetit të Brandenburgut, ku Ministri i Punëve të Brendshme dhe Komunale i shtetit të Brandenburgut, Michael Stübgen, e nderoi angazhimin e zyrtarëve policorë, të cilët kontribuojnë në tejkalimin e sfidave të politikës ndërkombëtare të sigurisë.

Po ashtu, kolegu ynë ishte i vetmi polic aktiv në mesin e diskutuesve kryesorë në këtë pritje, ku ai i shpalosi mendimet e tij për përvojën e gjatë të tij si pjesëtar i EULEX-it.

Zyrtarët policorë të Brandenburgut kanë shërbyer në misione dhe operacione të ndryshme jashtë vendit prej vitit 1994.

Kredit për fotografi: Police Academy Brandenburg