27 shtator 2022
Më 27 shtator, 54 zyrtarë policorë polakë nga Njësia Policore e Specializuar (NjPS) e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) iu bashkuan trupave të KFOR-it në kryerjen e ushtrimit kompleks të quajtur “Shpata e artë” në kampin Novosella.
Ky ushtrim kishte për qëllim bashkërendimin e shtuar të komandës dhe kontrollës në nivel taktik për t’i ndihmuar EULEX-it dhe KFOR-it, përkatësisht reaguesit të dytë dhe të tretë të sigurisë të Kosovës, në mbështetjen e stabilitetit të Kosovës dhe kontributin për sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë.