12 nëntor 2022
23 vjet më parë, më 12 nëntor 1999, 24 gra dhe burra, të cilët punonin në atë kohë për agjencitë e OKB-së, organizatat e ndihmave dhe agjencitë qeveritare, humbën jetën tragjikisht si pasojë e rrëzimit të aeroplanit të marrë me qera nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, fluturimi 3275, në malin Piceli në veri-lindje të Mitrovicës.
Më 12 nëntor, një delegacion i kontingjentit italian të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e nderoi kujtimin e tyre me një ceremoni duke vendosur kurora lulesh të organizuar nga Policia e Shtetit e Italisë. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues nga UNMIK-u dhe Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e Karabinierëve (MSU) e KFOR-it.