Lajme

Filmi i shkurtë “Ndryshimi”

17 nëntor 2022

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë kënaqësinë ta prezantojnë filmin e shkurtë “Ndryshimi”, i cili e përshkruan rrugëtimin rehabilitues të një të mituri në konflikt me ligjin. Filmi është frymëzuar nga përvoja personale e njërit prej skenaristëve, i cili ishte në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan dhe i cili, pas lirimit të tij, arriti të riintegrohet me sukses në shoqëri.