25 nëntor 2022
Më 24 nëntor, një delegacion nga Policia Kombëtare e Danimarkës, përfshirë anëtarë të Sindikatës së Policisë Daneze dhe Zyrës Ndërlidhëse të Bashkëpunimit Policor Nordik në Shqipëri, e vizitoi selinë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në Prishtinë.
Shefi i Misionit EULEX në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, i shprehu mirëseardhje delegacionit, ndërsa Zëvendës-Shefi i Misionit EULEX, Cezary Luba, e paraqiti një pasqyrë të përgjithshme për mandatin e Misionit, si ka evoluar ai përgjatë viteve, si dhe sfidat me të cilat u përball Misioni përgjatë viteve.
Shefi i Shtyllës së EULEX-it për Monitorim, Benny Jensen, e prezantoi punën e rëndësishme që e bëjnë njësitë e ndryshme të Shtyllave Monitoruese, përkatësisht Njësisë Korrektuese të EULEX-it, e cila e monitoron, mentoron dhe këshillon Shërbimin Korrektues të Kosovës, si dhe Njësisë për Monitorimin e Rasteve, e cila e bën një monitorim i fuqishëm dhe sistematik të rasteve të përzgjedhura në kuadër të sistemit të drejtësisë të Kosovës.
Shefja e Divizionit të Burimeve Njerëzore të EULEX-it, Anita Janassary, pjesëtarëve të delegacionit u bëri një prezantim të shkurtër lidhur me Divizionin e Burimeve Njerëzore të EULEX-it dhe detyrat e tij.
Vizitorët gjithashtu u njoftuan nga Shefi i Qendrës së Situatave dhe Informimit të EULEX-it, Ville Siikasalmi, i cili shpjegoi se si Misioni ka një pasqyrë të plotë dhe të vazhdueshme për situatën.
Delegacioni danez e përfundoi vizitën e tij në EULEX duke e parë me sytë e tyre punën e rëndësishme që e bën Misioni duke i mbështetur institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë, pasi mori pjesë në prezantimin e Raportit të EULEX-it për Monitorimin e Drejtësisë.