13 dhjetor 2022
Më 13 dhjetor, Komandanti i Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it, Mariano Bastanza, dha një intervistë për Kanal 5 TV të Maqedonisë së Veriut, ku foli rreth zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës: “Gjatë ditëve të fundit, ne pamë një përshkallëzim të dhunës përmes një sërë sulmesh, që përfshinë ndaj Policisë së Kosovës, ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it, dhe ndaj gazetarëve.”
Bastanza po ashtu tha se prania e armatosur në pjesën veriore të Kosovës është e papranueshme dhe se dhuna duhet të ndalet menjëherë.
“EULEX-i është duke e monitoruar situatën e sigurisë për së afërmi në pajtim me mandatin tonë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in,” tha Komandanti i NjPSR-së.
Shikoni intervistën këtu (4’:49’’): https://www.youtube.com/watch?