Lajme

Shefja e Njësisë Korrektuese të EULEX-it, Ritva Vähäkoski , mori pjesë në aktivitetin vjetor të organizuar nga Shoqata e Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës

15 dhjetor 2022

Më 15 dhjetor 2022, Shefja e Njësisë Korrektuese të EULEX-it, Ritva Vähäkoski, mori pjesë në një aktivitet vjetor të organizuar nga Shoqata e Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK).

Shefja e Njësisë Korrektuese të EULEX-it i informoi të pranishmit për punën e vazhdueshme të Misionit në drejtim të mbështetjes së kësaj Shoqate shumë kohë përpara themelimit të saj. Ajo gjithashtu shtoi se EULEX-i ka qenë ndër organizatat e para ndërkombëtare që ka ofruar mundësi të ndryshme trajnimi për Shoqatën, si punëtori dhe vizita studimore. Si rezultat i kësaj, pjesëtaret femra të SHKK-së kanë arritur ta kuptojnë më mirë rolin dhe rëndësinë e tyre duke kontribuar për të mirën e SHKK-së, personelit të tij dhe të burgosurve. Vähäkoski pohoi se gratë duhet të jenë të pranishme në të gjitha nivelet, veçanërisht në pozitat e larta. EULEX-i ka qenë dëshmitar i asaj se niveli i lartë drejtues i SHKK-së është duke e aplikuar barazinë gjinore përmes përfaqësimit dhe përfshirjes së drejtë të grave në të gjitha nivelet e këtij Shërbimi dhe është shumë i kënaqur me konkursin e fundit të SHKK-së për rekrutimin e 50 zyrtareve korrektuese femra. Në këtë aspekt, EULEX-i e ka mbështetur fushatën rekrutuese për të tërhequr sa më shumë kandidate.

Së bashku me aktorët tjerë vendas dhe ndërkombëtarë të cilët gjithashtu kanë kontribuar në këtë Shoqatë, si Byroja Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Ambasada Amerikane, OSBE-ja dhe Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës, ndërsa EULEX-it iu nda gjithashtu një certifikatë mirënjohjeje.

Kryetarja e Shoqatës së Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Zana Sinani, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ish-Kryetarja e Shoqatës së Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Zyrafete Imeraj dhe Kryetarja e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës, Teuta Nimani, i falënderuan pjesëmarrësit dhe palët e interesuara për kontributin e tyre.