14 prill 2023
Më 14 prill, Njësia Policore e Specializuar (NJPS) e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe KFOR-i zhvilluan stërvitjen për reagim në situata të krizave dhe emergjencave "Shpata e artë".
Stërvitja e përbashkët u zhvillua në Kampin Novo Selo dhe kishte për qëllim testimin e aftësive të gatishmërisë dhe përforcimin e koordinimit ndërmjet NJPS-së së EULEX-it dhe KFOR-it, reaguesit të dytë respektivisht të tretë të sigurisë në Kosovë, për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës dhe për të kontribuuar në sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj.