10 maj 2023
Në kuadër të projektit në shkallë të vogël të mbështetur nga EULEX-i i titulluar “Përmirësimi i Transparencës në Raportimin Gjyqësor”, i cili parasheh përgatitjen e një serie të emisioneve me tema të ndryshme të sundimit të ligjit, OJQ-ja Qendra për Inovacion dhe Zhvillim e publikoi një reportazh për gjetjet dhe rekomandimet e EULEX-it që synojnë përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Reportazhi, i cili u transmetua edhe nga agjencia kosovare e lajmeve, Kosova Press, përmbante gjithashtu një intervistë me Shefin e Njësisë së EULEX-it për Monitorimin e Rasteve, Hubert van Eck Koster, i cili foli më gjerësisht për rekomandimet e Misionit.