Lajme

Intervista e Shefit të Misionit EULEX për Deutsche Welle-n mbi situatën e sigurisë në veri të Kosovës

27 maj 2023

Më 27 maj, Deutsche Welle e transmetoi një intervistë të drejtpërdrejtë me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, i cili i komentoi zhvillimet e fundit të sigurisë në veri të Kosovës dhe e theksoi rolin monitorues të Misionit.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të veprojnë në mënyrë të matur, në mënyrë të qetë, për të shmangur çdo dhunë, çdo kërcënim dhe për ta shtensionuar situatën, e cila dje, për fat të keq, doli jashtë kontrollit në një komunë në veri të Kosovës”, tha Shefi i EULEX-it, duke shtuar se: “Një zgjidhje afatgjatë mund të gjendet vetëm përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që e përfshin edhe popullatën lokale, serbët e Kosovës”.

Wigemark gjithashtu përsëriti se Misioni është duke e monitoruar situatën në terren përmes këshilltarëve policorë të tij dhe Njësisë Policore të Specializuar dhe Policore të Specializuar Rezervë, të cilët kryejnë patrullime vëzhgimi, në koordinim me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës.

Shikoni intervistën në (2:41): https://www.youtube.com/watch?v=0xNjDgqFhb0