Lajme

Intervista të Shefit të Misionit me ABC News Albania dhe SVT

29 maj 2023

Më 29 maj, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, foli për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe angazhimin e EULEX-it në veri të Kosovës në dy intervista për ABC News Albania dhe televizionin kombëtar suedez SVT.

Duke folur për ABC News Albania, Wigemark theksoi: “Dhuna që po shohim nuk është e pranueshme. Dhuna asnjëherë nuk është zgjidhje.” Ai gjithashtu bëri thirrje për ulje të tensioneve dhe përmbajtje.

“Ne kemi mandat të qartë për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë këtu në Kosovë, së bashku me partnerët tanë të sigurisë, Policinë e Kosovës dhe KFOR NATO,” shpjegoi Wigemark, duke konfirmuar gatishmërinë e Misionit për t'i ndihmuar Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, nëse kërkohet.

Në intervistën e tij me SVT, Shefi i Misionit EULEX shpjegoi: “Demonstratat në Kosovë janë kulminim i një kohe të tensioneve të ngritura në rajon dhe në veri të Kosovës ka patur vakuum të sigurisë së paku që nga fundi i vitit të kaluar.”

Shikoni intervistën me ABC News Albania në: https://youtu.be/jRSG4kgjDr8

Lexoni intervistën për SVT (në gjuhën suedeze) në: https://www.svt.se/nyheter/utrikes/svenska-eu-polisen-i-kosovo-funnits-ett-vakuum