Lajme

Presidentja e Kosovës nderon Shefin e EULEX-it me Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit

09 qershor 2023

 Më 9 qershor, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ndau Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit Shefit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, si mirënjohje për partneritetin e tij të paçmueshëm me institucionet e Kosovës, si dhe për mbështetjen e palëkundur dhe punën e zellshme drejt avancimit të sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë.