Lajme

Pjesëtarë të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it dekorohen me medalje të PPSM për shërbim

31 maj 2023

Më 31 maj, 87 pjesëtarë polakë të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) u dekoruan me medaljen e Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje (PPSM) për shërbim, e cila ndahet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për të gjitha gratë dhe burrat që shërbejnë nëpër misione të ndryshme të PPSM.

Ceremonia zyrtare u mbajt në Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë nën udhëheqjen e Zëvendësshefit të EULEX-it, Cezary Luba, në praninë e Ambasadorit të Polonisë në Maqedoninë e Veriut, Krzysztof Grzelczyk, Zëvendëskomandantit të Përgjithshëm të Policisë së Polonisë, Gjeneral Major Roman Kuster, Komandantit të Shkollës Policore në Katowice, Kolonel Jarosław Gałuszka, dhe Shefit të misioneve të jashtme dhe Divizionit të zyrtarëve ndërlidhës të Zyrës për bashkëpunim policor ndërkombëtar, Toger Michał Damps.

Me këtë rast, Komandanti i Njësisë Policore të Specializuar Rezervë (NJPSR), Major Mariano Bastanza, dhe Udhëheqësi i parë i togës së NJPSR, Toger Pasquale Riccardo, u dekoruan me medaljen e argjendtë dhe të bronztë përkatësisht "Për shërbim meritor në polici” të Ministrit të Brendshëm dhe Administratës të Republikës së Polonisë.