17 janar 2023
Në vitin 2022, EULEX-i transferoi detyrën e ofrimit të mbështetjes operacionale për dialogun e fasilituar nga BE-ja tek Përfaqësuesi Special i BE-së (PSBE) për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Kjo është në përputhje me Vendimin e Këshillit (CFSP) 2022/1969 dhe Vendimin e Këshillit (CFSP) 2023/122.
Para këtij transferi, EULEX-i ka qenë përgjegjës për monitorim, mentorim dhe këshillim për zbatimin teknik të aspekteve të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës të fasilituar nga BE-ja. Kjo ka përfshirë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve relevante dhe protokolleve teknike për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, marrëveshjet për Lirinë e Lëvizjes dhe Marrëveshjen për Drejtësi, si dhe konkluzionet e saj të dakorduara.