05 korrik 2023
Më 4 korrik, 25 studentë nga Universiteti i Karolinës së Veriut e vizituan Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) për të mësuar më shumë rreth mandatit të këtij Misioni.
Studentët u pritën nga Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, dhe Shefja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik dhe Zëdhënësja e EULEX-it, Ioanna Lachana.
Barbano foli për vazhdimin e mandatit të Misionit dhe për detyrat e këtij Misioni në dy vitet e ardhshme. Lachana i informoi studentët në detaje për mandatin e Misionit përmes një bashkëbisedimi të gjallë dhe gjithashtu përmes video-incizimeve të cilat e pasqyrojnë punën e EULEX-it në terren. Studentët ishin shumë kureshtarë të dinin më shumë për atë që bën Misioni në sektorin e sigurisë, punën e EULEX-it për gjetjen e personave të zhdukur, punën e njësisë për monitorimin e rasteve dhe se si komunikon EULEX-i me mediat dhe publikun.
Në fund, Shefi i EULEX-it i inkurajoi studentët që ta kenë parasysh aplikimin në programet e punës praktike dhe t’i eksplorojnë mundësitë për punësim në misione ndërkombëtare.