Lajme

Shefja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik diskuton për rëndësinë e komunikimit në parandalimin e konflikteve dhe shtensionimin e konflikteve

17 maj 2023

Më 17 maj, Shefja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik dhe Zëdhënësja e EULEX-it, Ioanna Lachana, mbajti një ligjëratë me temën “Pse dhe kur të përdoren mediat për parandalimin e konflikteve dhe në operacionet për ndërtimin e paqes” për rreth 25 pjesëmarrës të kursit “Operacionet për Mbështetjen e Paqes”, organizuar nga Qendra Shumëkombëshe Greke e Trajnimeve për Operacionet në Mbështetje të Paqes nga 15 deri më 18 maj 2023 në ambientet e Brigadës së Evropës Juglindore, e cila ndodhet në Kumanovë, Maqedonia e Veriut.

Ligjërata e Lachana-s u fokusua në aplikimin e teorisë së gazetarisë paqësore nga zyrat e shtypit të organizatave ndërkombëtare që merren me çështje të lidhura me sigurinë. Duke u përqëndruar në shembullin e EULEX-it, Lachana vuri në dukje se një strategji e përshtatur e komunikimit e shoqëruar me një mori aktivitetesh komunikimi dhe mesazhe efektive mund të ndihmojë në parandalimin e konfliktit dhe në shtensionimin e konfliktit.