25 korrik 2023
Jam shumë i shqetësuar nga raportimet në media në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër zyrtarëve policorë të Kosovës nga komunitetet joshumicë të cilët sapo janë dislokuar.
Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm, dhe e theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës të pasqyrojë dhe përfaqësojë tërë popullatën e Kosovës.