31 korrik 2023
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e ka mbështetur Shërbimin Sprovues të Kosovës (SHSK) në përgatitjen dhe zbatimin e një fushate dixhitale për ta informuar opinionin publik për punën dhe mandatin e tyre në organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të masave alternative dhe dënimit, duke promovuar kështu procesin e rehabilitimit dhe risocializimit të personave të dënuar.
Fushata u përqendrua në mesazhin kryesor: “Sepse gjithkush e meriton një mundësi të dytë”, kurse për ta shpjeguar mandatin kompleks të kësaj Agjencie janë prodhuar gjashtë video të shkurtra.
Misioni i SHPK-së
Drejtori i Përgjithshëm i SHSK-së, Arsim Tahiri, shpjegon se si institucioni që ai e drejton po ndihmon në zvogëlimin e krimit, parandalimin e recidivizmit dhe bërjen e dënimit më njerëzor, në përputhje me vizionin për të ofruar më shumë siguri dhe gjithëpërfshirje për komunitetet dhe për personat me të cilët punojnë ata.
Rehabilitimi është qëllimi përfundimtar i çdo dënimi me burgim
Kjo video përqendrohet në lirimin me kusht si një nga mjetet më efektive dhe më konstruktive për parandalimin e përsëritjes së veprës penale.
Masat e diversitetit, jo procedura gjyqësore
Drejtori i Përgjithshëm i SHSK-së, Arsim Tahiri, e shpjegon rëndësinë e masave të diversitetit në drejtësinë për të miturit, duke sqaruar se interesi më i mirë i të miturit do të mbizotërojë.
Masat alternative
Roli i Shërbimit Sprovues të Kosovës punon për të ofruar alternativa ndaj dënimit me burgim për ta mbështetur rehabilitimin dhe risocializimin e autorëve.
Puna e Shërbimit Sprovues të Kosovës me personat e liruar me kusht
Zyrtarja Sprovuese Lirije Ibraj e shpjegon rolin e Shërbimit Sprovues të Kosovës në mbikëqyrjen dhe ndihmën për të liruarit me kusht që të riintegrohen në shoqëri.
Deklarata e Ministres së Drejtësisë të Kosovës për Shërbimin Sprovues të Kosovës
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, jep një mesazh të fuqishëm për punën e Shërbimit Sprovues të Kosovës për të ndihmuar në rehabilitimin e autorëve të dhunës në baza gjinore.
Kjo fushatë vetëdijesuese u zbatua në kuadër të projektit në shkallë të vogël të EULEX-it “Fushata vetëdijesuese për Shërbimin Sprovues të Kosovës”, në përputhje me rolin e Misionit për ta mbështetur SHSPK-në në promovimin e rëndësisë së përdorimit efektiv të masave alternative si opsion karshi burgimit, ndërsa synohet rehabilitimi dhe risocializimi sa më i mirë i autorëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare.