17 gusht 2023
Më 17 gusht, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, deklaroi në platformën e mediave sociale X, më parë e quajtur Twitter:
“Duke i parë me shqetësim dorëheqjet e fundit të 3 pjesëtarëve serbë të Kosovës të saporekrutuar në Policinë e Kosovës. EULEX-i po i përcjell nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e policisë duhet ta pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës ata i shërbejnë dhe e mbrojnë.
Pjesëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes policimit të orientuar nga komuniteti. Misioni është i përkushtuar t’i mbështesë përpjekjet e Policisë së Kosovës që synojnë zhvillimin e punës policore efektive, efikase, përfaqësuese dhe të përgjegjshme në kuadër të fushëveprimit më të gjerë të sundimit të ligjit”.