18 shtator 2023
Më 18 shtator, 20 xhandarë lituanianë, pjesëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane (EUROGENDFOR), u dislokuan përkohësisht në Kosovë për t'ju bashkuar Njësisë Policore të Specializuar (NJPSR) të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), e cila është aktualisht i përbërë nga 24 xhandarë nga radhët e karabinierëve italianë.
Xhandarët lituanezë të NJPSR-së do t’i përforcojnë përkohësisht radhët e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it, e përbërë nga 105 policë polakë, me qëllim që t’i përgjigjet nevojave të Misionit për të pasur forca shtesë në terren dhe për të qenë në gjendje t’i mbështesin më mirë homologët kosovarë, nëse kjo kërkohet dhe nëse është e nevojshme.