Lajme

EULEX-i priti një delegacion nga Shërbimi i Burgjeve dhe Sprovues i Suedisë

19 shtator 2023

Më 19 shtator, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) priti një delegacion nga Shërbimi i Burgjeve dhe Sprovues i Suedisë (SHBSS). Ekspertët e Çështjeve Ndërkombëtare të SHBSS-së, Mohamed Gulied dhe Eva Parry, u takuan me Ushtruesin e Detyrës së Shefit të Njësisë Korrektuese të EULEX-it, Peeter Naaks, së bashku me pjesëtarët e stafit suedez të Njësisë Korrektuese.

Ky delegacion u takua edhe me Ushtruesin e Detyrës së Shefit të Shtyllës së EULEX-it për  Monitorim, Hubert van Eck Koster, i cili i informoi ata për aktivitetet e ndryshme të mentorimit, monitorimit dhe këshillimit që kryhen nga Misioni për ta mbështetur Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Shërbimi i Burgjeve dhe Sprovues i Suedisë është një përkrahës i palëkundur i Njësisë Korrektuese të EULEX-it, ndërsa gjatë vizitës së tyre, përfaqësuesit e SHBSS-së shprehën gatishmërinë për ta vazhduar mbështetjen e Misionit duke dërguar ekspertë suedezë që kontribuojnë në përmbushjen e mandatit të EULEX-it.