Lajme

Deklarata e shefit të misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano për sulmin ndaj Policisë së Kosovës

24 shtator 2023

“Të shqetësuar nga sulmi i dhunshëm i sotëm kundër Policisë së Kosovës. Ngushëllimet e mia më të thella familjes së policit të vrarë në krye të detyrës. I uroj shërim të shpejtë dy oficerëve të plagosur.

EULEX-i, si reagues i dytë i Kosovës për sigurinë, është plotësisht i angazhuar në monitorimin nga afër të situatës në vend, duke qenë i gatshëm të mbështesë institucionet e Kosovës në masën maksimale të mundshme në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj, në koordinim të ngushtë me NATO/KFOR-in."