Lajme

Intervistë e antropologes dhe ushtrueses së detyrës së udhëheqëses të ekipit të mjekësisë ligjore të EULEX-it për TV Dukagjini

11 nëntor 2023

Më 11 nëntor, TV Dukagjini transmetoi një intervistë me antropologen e EULEX-it, njëkohësisht ushtruese e detyrës së udhëheqëses të ekipit të mjekësisë ligjore të EULEX-it, Dr. Luísa Marinho, ku ajo foli për identifikimin e mbetjeve njerëzore pas zhvarrimeve të kryera më 9 nëntor së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IML) në Prekaz të Komunës së Skenderajt, në përpjekje të gjetjes së fatit të personave të zhdukur.

Marinho shpjegoi ndërlikueshmërinë e procesit të identifikimit të mbetjeve njerëzore në rastet kur kemi vija të ndryshme të provave që duhet të merren parasysh. Ajo po ashtu sqaroi se pasi që IML-ja i merr mostrat e mbetjeve njerëzore, ato dërgohen për analiza të ADN-së, për t’u krahasuar më pastaj me profilet e ADN-së të familjarëve të personave të zhdukur.

Intervista e plotë dhe reportazhi mund të gjenden në: https://www.dukagjini.com/mbi-gjashte-muaj-per-te-identifikuar-mbetjet-mortore-te-te-zhdukurve-gjate-luftes/