22 nëntor 2023
Më 22 nëntor, në prani të Komandantit të KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, dhe Shefit të Shtyllës Mbështetëse për Operacione të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Carlos Pereira, pjesëtarë të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it dhe të Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it mbajtën së bashku me KFOR-in një ushtrim për reagim emergjent në raste të krizave, të quajtur "Shpata e artë", në kampin Novosellë.
Objektiv i ushtrimit të përbashkët ishte fuqizimi i koordinimit ndërmjet NJPS-së së EULEX-it dhe KFOR-it, reaguesit e dytë dhe të tretë, përkatësisht, të Kosovës në fushën e sigurisë, për reagim emergjent në raste të krizave, dhe ruajtja e gatishmërisë operacionale për mbështetjen e stabilitetit dhe sigurisë të të gjithë komuniteteve në Kosovë.
Ky ishte ushtrimi i dytë "Shpata e artë" i mbajtur nga EULEX-i dhe KFOR-i gjatë vitit 2023.