Lajme

Shefi i EULEX-it merr pjesë në Konferencën e parë të rishikimit vjetor në kuadër të Kompaktit të ri të PPSM

16 nëntor 2023

Më 16 nëntor, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, mori pjesë në diskutime strategjike në Konferencën e parë të rishikimit vjetor në kuadër të Kompaktit të ri të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP/PPSM) Civile, e organizuar në Bruksel nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS/SHEVJ) dhe Presidenca spanjolle e Këshillit të BE-së, ku edhe paraqiti vështrime mbi mënyrën e ngritjes së reagueshmërisë në misionet civile të PPSM.