Lajme

EULEX-i shënon 75 vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut

10 dhjetor 2023

Më 10 dhjetor, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) shënoi Ditën e të Drejtave të Njeriut dhe 75 vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.

Duke rikujtuar se preambula e Deklaratës Universale thekson që “Të drejtat e njeriut duhet të mbrohen me sundim të ligjit,” Misioni prodhoi një video të shkurtë në të cilën paraqitet puna e përditshme e EULEX-it për mbështetjen e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë në përmbushjen e obligimeve të tyre për të drejtat e njeriut ndaj të gjithë njerëzve, pa diskriminim.