Lajme

Delegacioni i Policisë Kombëtare Daneze vizitoi EULEX-in

23 nëntor 2023

Më 23 dhe 24 nëntor, një delegacion i Policisë Kombëtare Daneze, duke përfshirë anëtarë të Sindikatës së Policisë Daneze, e vizitoi selinë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në Prishtinë.

Delegacioni u mirëprit nga Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, i cili vizitorëve u paraqiti një pasqyrë gjithëpërfshirëse të mandatit të Misionit dhe të zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Oficerët e policisë daneze u informuan gjithashtu nga Zyrtari i Lartë për Siguri i Misionit EULEX, Kevin Martin, i cili e prezantoi punën e Misionit nga perspektiva e sigurisë, si dhe nga Shefi i Qendrës për Situata dhe Informim e EULEX-it (SIC), Ville Siikasalmi.

Delegacioni e përmbylli vizitën dyditore në Kosovë me një vizitë në veri të Kosovës të shoqëruar nga Udhëheqësi i Kontingjentit Kombëtar të Danimarkës, Zyrtari i SIC-së, René Laursen. Gjatë vizitës në terren vizitorët patën rastin të takohen me përfaqësues nga Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it dhe nga Njësia Policore e Specializuar Rezervë.