Lajme

Shefi i EULEX-it e takoi Deputeten e Parlamentit Evropian dhe Raportuesen për Kosovën

15 janar

Më 15 janar, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka shkëmbyer pikëpamje për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe në rajon në një takim të përbashkët me Deputeten e Parlamentit Evropian dhe Raportuesen për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, dhe me Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Takimi i përbashkët ishte pjesë e vizitës katërditore të von Cramon-Taubadel në Kosovë.