Lajme

Donacion Kryqit të Kuq të Kosovës nga aktiviteti për bamirësi i organizuar nga EULEX-i

24 janar

Më 24 janar 2024, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Barbano, i dorëzoi një donacion në shumë prej 8123 euro Drejtoreshës së Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni.

Mjetet janë mbledhur gjatë aktivitetit tradicional të EULEX-it për bamirësi, i cili u organizua në dhjetor 2023 nga pjesëtarë të stafit të EULEX-it nga Danimarka, Finlanda, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Kosova.

Me rastin e pranimit të donacionit, Hyseni iu falënderua Misionit për solidaritetin e treguar, dhe theksoi përkushtimin e Kryqit të Kuq të Kosovës për mbështetjen e personave më të cenueshëm nga të gjitha komunitetet në Kosovë.