25 qershor
Më 25 qershor 2024, duke ndjekur një traditë të konsoliduar tashmë, Njësia Mjekësore e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e organizoi fushatën e 15-të të dhurimit të gjakut për ta mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës falë pjesëmarrjes vullnetare të pjesëtarëve të stafit të EULEX-it dhe një numri të ofruesve vendas të shërbimeve.
Specialisti i Transfuziologjisë, Dr. Fatmir Hajdari e përshëndeti bashkëpunimin e shkëlqyer me EULEX-in, si dhe shpjegoi se si këto fushata të rregullta i mbështesin në masë të madhe kërkesat e larta për produkte të gjakut dhe i inkurajoi të gjithë që t'i bashkohen këtyre nismave.
Dhurimi i gjakut është jashtëzakonisht i rëndësishëm për operacionet, trajtimin e kancerit, sëmundjet kronike dhe lëndimet traumatike, si dhe ndihmon në sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm me gjak për urgjenca dhe nevoja të vazhdueshme mjekësore.