Lajme

Udhëheqësja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik njëherësh Zëdhënësja e EULEX-it mori pjesë në një iniciativë të financuar nga BE-ja për promovimin e shkëmbimeve mediatike dhe të pajtimit

01 korrik

Më 1 korrik 2024, Udhëheqësja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik njëherësh Zëdhënësja e Zyrës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Nicole Miller, iu bashkua Udhëheqëses së Sektorit të Komunikimit dhe Zëdhënëses së Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, Ioanna Lachana, në një iniciativë të financuar nga BE-ja për promovimin e shkëmbimeve mediatike dhe të pajtimit.

Eventi u mbajt në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë dhe mblodhi gazetarë nga Kosova dhe Serbia të cilët patën rastin të diskutojnë mbi rolin dhe punën e BE-së në Kosovë, me fokus përkushtimin e BE-së për mbështetjen e mediave dhe rëndësinë themelore të sigurimit të mbrojtjes së lirisë së mediave.

Miller bëri një prezantim të mandatit të Misionit dhe zbatimit të tij dhe u angazhua në një shkëmbim të hapur me profesionistë nga mediat në lidhje me përkushtimin e përditshëm të EULEX-it për fuqizimin e komunikimeve me kohë dhe transparente me mediat për informimin e publikut të Kosovës mbi rolin dhe aktivitetet e Misionit.