29 gusht
Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, ne i bashkohemi lutjes së familjarëve të personave të zhdukur nga të gjitha komunitetet drejtuar palëve përkatëse duke iu bërë atyre thirrje që të punojnë së bashku për ndriçimin e fatit të mbi 1600 personave të zhdukur në lidhje me konfliktin e Kosovës.
EULEX-i qëndron i përkushtuar për mbështetjen e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IML) dhe institucioneve tjera përkatëse për dhënien e përgjigjeve familjarëve dhe më të dashurve të personave të zhdukur me qëllim të realizimit të të drejtës së tyre për të ditur të vërtetën, pavarësisht rrethanave të zhdukjes, përkatësisë etnike, fetare, origjinës kombëtare të tyre apo çfarëdo karakteristike tjetër.