09 qershor
Më 9 qershor 2024, agjencia e lajmeve KosovaPress botoi një intervistë me Shefin e Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano. Fokusi kryesor ishte situata e sigurisë në Kosovën veriore.
Barbano konfirmoi se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovën veriore është e qetë por e brishtë: “Në veçanti në veri ne kemi shqetësime për rastet e vazhdueshme të krizave dhe arsyet e mundshme për tensione,” theksoi ai.
Duke cituar thirrjen e fuqishme nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së dhe Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, për ndërprerjen e rrethit vicioz të krizave dhe tensioneve, Barbano potencoi domosdoshmërinë për angazhime dhe përparime të dialogut.
Barbano tërhoqi vëmendjen mbi ngjarjet e dhunshme që ndodhën në Banjskë më 24 shtator 2023, duke vënë në dukje se ato dëshmuan brishtësinë dhe cenueshmërinë e asaj zone, çka kërkon vëmendje të posaçme. “Kryerësit e sulmit në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë,” theksoi qartazi Barbano, duke nënvizuar edhe nevojën e ngritjes së vetëdijesimit dhe vigjilencës të të gjithë akterëve të sigurisë për parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen, duke konfirmuar përkushtimin e palëkundur të EULEX-it në këtë drejtim.
Në pyetjen për të komentuar mbi nismën e mundshme për hapjen e urës në Mitrovicë, Barbano konfirmoi: “Kjo është një gjë për të cilën jemi të shqetësuar, sepse mund të ketë implikime të rënda mbi sigurinë.”
I pyetur për të bërë një vlerësim mbi bojkotimin e zgjedhjeve të fundit në katër komunat veriore nga komuniteti serb, ai ceku keqardhjen e EULEX-it për rastin e humbur nga qytetarët serbë të Kosovës për ushtrimin e së drejtës së tyre për largimin e kryetarëve të komunave”.
Përmbledhja e intervistës në gjuhën shqipe gjendet në këtë link: Shqetësimet e EULEX: Hapja e Urës mund të ketë implikime serioze në siguri • KosovaPress
Intervista e plotë në gjuhën angleze me titra në gjuhën shqipe: