Lajme

Shefi i EULEX-it u takua me Kryeministrin e Kosovës

07 tetor

Më 7 tetor 2024, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, u takua me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë një bashkëbisedimi interesant dhe gjithëpërfshirës, Barbano rikonfirmoi përkushtimin e EULEX-it për mbështetjen e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian përmes monitorimit të tij të fuqishëm, si dhe për sigurinë e të gjitha komuniteteve si reagues i dytë i sigurisë”.