Lajme

NJPS e EULEX-it kryen stërvitje të përbashkët me Njësinë e KFOR-it

14 tetor

Për Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), stërvitjet e përbashkëta me njësitë e NATO-KFOR-it janë një mjet i rëndësishëm për ta përforcuar koordinimin ndërmjet reaguesve të dytë dhe tretë të sigurisë në Kosovë, si dhe për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejmë të aftësive të tyre.

Nga data 9 deri në 11 tetor, zyrtarët e NJPS-së mbajtën një stërvitje të përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave me kontigjentin ushtarak polak në Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë.

Më 14 tetor, zyrtarët e NJPS-së dhe njësitë KFOR zhvilluan një trajnim të përbashkët me helikopter për t'u njohur me topografinë e zonave përkatëse të patrullimit dhe për të përmirësuar aftësitë e orientimit.