16 tetor
Më 15 dhe 16 tetor, Njësia Korrektuese e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e organizoi një grup punues për ta mbështetur Inspektoratin e Brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë në hartimin e Planit Zhvillimor Strategjik për vitet 2024–2026.
Ky Plan Zhvillimor Strategjik do ta drejtojë zhvillimin në proces të Inspektoratit, i cili pritet të rezultojë me një rritje të cilësisë së inspektimit duke sjellë kështu një ndikim pozitiv në trajtimin e të burgosurve dhe të dënuarve me kusht nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës.