Lajme

Shefi i EULEX-it u takua me Komandantin e ri të KFOR-it

17 tetor

Bashkëpunimi i qëndrueshëm ndërkombëtar kërkon koordinim dhe unitet të vazhdueshëm si dhe përkushtim të përbashkët për stabilitetin ndërmjet të gjithë aktorëve të sigurisë në mënyrë që të garantohet siguria e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Më 17 tetor 2024, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka pritur në selinë e EULEX-it Komandantin e ri të NATO-KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani. Ata shkëmbyen ide për përkushtimin e përbashkët, si reagues të dytë respektivisht të tretë të sigurisë në Kosovë, për të mbështetur sfidat e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Një ditë më parë, Barbano vizitoi Karabinierët dhe policinë ushtarake nga Moldavia dhe Republika e Çekisë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-NATO-s (MSU) në Prishtinë. Gjatë vizitës së tij ai theksoi se ndërveprimi është jetik për efektivitetin në terren, forcimin e bashkëpunimit në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në mbarë Kosovën.