Lajme

Falë trajnimit nga EULEX-i, 22 zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës bëhen instruktorë të certifikuar për reanimim bazik nga Këshilli Evropian për Reanimim

15 tetor

Më 17 dhe 18 tetor 2024, 22 oficerë të Shërbimit Korrektues të Kosovës morën certifikimet për Instruktor të Reanimit Bazik (RB) nga Këshilli Evropian për Reanimim (ERC) pas një trajnimi dy-ditor të organizuar bashkërisht nga Njësia Korrektuese dhe Njësia Mjekësore e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Ky trajnim certifikues u mbajt nga instruktorë të certifikuar me ERC të Njësisë Mjekësore të EULEX-it dhe u ka ofruar pjesëmarrësve njohuri dhe aftësi të rëndësishme për dhënien e ndihmës për të shpëtuar jetë në rastet e arrestit kardiak. Ky certifikim do t’u mundësojë instruktorëve të sapo certifikuar që të organizojnë në mënyrë të pavarur aktivitete trajnimi për Reanimacion për kolegët e tyre, për një mjedis më të sigurt nëpër burgje.

Ky është trajnimi certifikues i dytë i organizuar nga EULEX-i. I pari është organizuar në vitin 2022 për 13 zyrtarë të SHKK-së. Për më shumë, në të njëjtin vit, ky Mision i ka dhuruar 149 kuti të ndihmës së parë, shtatë komplete me pajisje për trajnime – përfshirë defibrilues për trajnime dhe kukulla për reanimim – si dhe pajisje të TI-së për të gjitha 11 qendrat e paraburgimit dhe ato korrektuese në Kosovë, për ta lehtësuar punën e instruktorëve të SHKK-së të certifikuar për RB.

Nga viti 2016, Njësia Mjekësore e EULEX-it, në bashkëpunim me Njësinë Korrektuese të EULEX-it, ka planifikuar dhe ka mbajtur trajnime Bazike për Reanimim për më shumë se 500 pjesëtarë të SHKK-së.