Lajme

Deklaratë e Shefit të Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano

30 tetor

Me keqardhje pohoj se disa OJQ që veprojnë në Kosovën veriore janë duke refuzuar t’i diskutojnë shqetësimet e tyre me EULEX-in, duke humbur kështu rastin e ndarjes së shqetësimeve të tyre me Misionin në diskutime të hapura.

Duke pasur parasysh kërkesat e tyre, kujtoj se, në përputhje me mandatin e tij aktual, EULEX-i monitoron në mënyrë të thuktë të gjitha rastet shqetësuese përgjatë tërë zinxhirit të drejtësisë por nuk kryen hetime për raste individuale. Andaj, unë e inkurajoj këdo që kërkon informacion mbi statusin dhe rezultatet e atyre hetimeve, të paraqesin kërkesat e tyre pranë autoriteteve përkatëse. Ato janë autoritetet prokuroriale përkatëse, Policia e Kosovës, dhe për rastet e supozuara të sjelljeve të gabuara të policisë, Inspektorati Policor i Kosovës, të gjitha këto përgjegjëse për garantimin e të drejtave të njeriut të çdo personi pa diskriminim.

EULEX-i qëndron i përkushtuar ndaj aktiviteteve të veta në veri të cilat synojnë rritjen e besimit dhe sigurisë përmes monitorimit dhe këshillimit për çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me shoqërinë civile për të mirën e të gjitha komuniteteve, duke dënuar çdo akt që minon kohezionin social - si frikësimi, gjuha e urrejtjes dhe ngacmimi seksual, dhe progresin e arritur përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.