Lajme

Deklaratë nga EULEX-i

17 janar

Në lidhje me raportimet dhe pretendimet e sotme të mediave përkitazi me rolin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) lidhur me procedurat gjyqësore në proces që lidhen me ngjarjet e dhunshme në Banjskë, EULEX-i dëshiron që - edhe një herë - të ritheksojë se:

- Prej vitit 2018 EULEX-i nuk ka më mandat ekzekutiv. Prandaj, EULEX-i ligjërisht nuk është në gjendje të kryejë asnjë lloj të hetimeve penale, siç është hartimi i raporteve të incidenteve, mbledhja e provave fotografike, raporteve të autopsive, raporteve mjekësore të të dëmtuarve, ekzaminimit të armëve dhe eksplozivëve, dëshmive të dëshmitarëve, etj.

- EULEX-i nuk ka marrë asnjë kërkesë të drejtpërdrejtë për mbështetje nga Prokuroria Themelore në Beograd në lidhje me rastin.

- Ndërsa mandati i EULEX-it përfshin, ndër të tjera, mbështetjen për Policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtarë duke e lehtësuar vetëm shkëmbimin e informatave policore midis Policisë së Kosovës dhe INTERPOL-it, EUROPOL-it ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, është Përfaqësuesi Special i BE -së (PSBE) në Kosovë e jo EULEX-i, ai i cili është përgjegjëse për lehtësimin e kërkesave për ndihmë juridike të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe autoriteteve gjyqësore dhe prokuroriale të vendeve mosnjohëse, përfshirë Serbinë. Një kërkesë e tillë për mbështetje nga Prokuroria Themelore në Beograd, nëse parashtrohet, do të shkonte përtej fushëveprimit të mandatit tonë aktual.

- Në përputhje me mandatin aktual të tij, EULEX-i i ka monitoruar nga afër, dhe vazhdon t’i monitorojë ndjekjet penale dhe veprimtaritë gjyqësore të kryera nga autoritetet e Kosovës në lidhje me këtë rast, për të vlerësuar nëse institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit i përmbahen kornizës ligjore në fuqi dhe detyrimeve të tyre për të drejtat e njeriut, pa diskriminim.

- Në përputhje me mandatin e Misionit, nëse përmes aktiviteteve tona monitoruese identifikohen mangësi serioze, ne i adresojmë këto tek autoritetet përgjegjëse, duke zhvilluar rekomandime dhe këshilla që u mundësojnë atyre t’i trajtojnë në mënyrë efektive këto mangësi.