Lajme

EULEX-i promovon përdorimin e dënimeve alternative dhe të masave të diversitetit për një sistem human dhe rehabilitues të drejtësisë penale

07 prill

Në pajtueshmëri me përkushtimin e tij për të avokuar për sistem human të drejtësisë penale, me fokus në rehabilitimin dhe riintegrimin e kryerësve të veprave, njëkohësisht ruajtjen e sigurisë për komunitetin, më 7 prill 2025, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) organizoi punëtorinë e parë nga gjithsej katër të tilla me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit në zinxhirin e drejtësisë për rritjen e përdorimit të dënimeve alternative, masave të diversitetit dhe për permirësimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për adresimin e rehabilitimit dhe riintegrimit të kryerësve të veprave penale.

Gjatë eventit, të lehtësuar nga Njësia Korrektuese e EULEX-it, gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë sprovues, zyrtarë korrektues, dhe zyrtarë policorë të Kosovës, u mblodhën për të adresuar sfidat që ndërlidhen me masat alternative dhe masat e diversitetit, duke debatuar se si përdorimi i masave jondaluese kontribuon për drejtësi restauruese dhe riintegrim të personave të dënuar.

Gjatë javëve të ardhshme, Misioni do të organizojë punëtori të tjera - si pjesë e projektit të tij të shkallës së vogël - për rritjen e mëtejme të efektivitetit të sanksioneve penale përmes alternativave jondaluese në dispozicion ndaj burgosjes, të cilat kanë dëshmuar të ulin normat e recidivizmit, si dhe për të ofruar mbrojtje më të mirë të të drejtave të njeriut.